Sezoni i ri në Superiore ka nisur me surpriza, padyshim. Në 6 javë të luajtura deri më tani, ende asnjë skuadër nuk ka binsur plotësisht që të jetë e diferencuar nga skuadrat e tjera dhe të shpëkutet në rrugën drejt titullit. Sikur të mos mjaftonte kjo, befasi është fakti që në krye qendron një skuadër si Bylisi, që ndoshta askush nuk e kishte menduar diçka të tillë.

Ballshiotët numërojnë 11 pikë së bashku me Teutën. Mirëpo jo vetëm kaq, për të besuarit e trajnerit Dovedan, ka edhe një tjetër element të rëndësishëm. Skuadra binë në fazën ofensive, sepse deri më tani është sulmi më i mirë i kampionatit me 11 gola të shënuar.

Por, edhe në prapavijë gjendja është për t’u përgëzuar, sepse mbrojtja ka pësuar vetëm 3 gola. Kujtojmë që Bylisi këtë edicion vjen nga Kategoria e Parë, Grupi B.Më tej, për të gjetur mbrojtjen më të mirë të kampionatit, përsëri do shkojmë tek një skuadër që a ardhur nga Kategoria e Parë, Grupi A.

Bëhet fjalë për Vllazninë. Shkodranët kanë pësuar vetëm 2 gola, duke qenë mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kujtojmë që askush tjetër nuk ka mundur t’u shënojë gol shkodranëve përveç Tiranës, në atë fitore në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2. Gjithashtu 2 gola ka pësuar edhe Teuta.

Megjithatë, të presim në vijim si do të shkojë situata e Superiores, sepse pretendentët janë Kukësi, Tirana, apo edhe Partizani, por mbetet për t’u parë nëse Bylisi nuk do e ndërrojë “marshin” deri në fund.