Largimi i tij nga Dinamo dhe kalimi te Partizani, u cilesua si nje nga “mekatet” e medha te drejtuesve dinamovite, por duket se nuk paska patur faj. Edhe tek te kuqte, kane filluar “te merziten” me sulmuesin Xhuliano Skuka.

Ka ndodhur keshtu ne disa ndeshje ku ai ka vene mbi te gjitha ne plan te pare interesin individual dhe jo ate te ekipit dhe kjo ka bere qe trajneri Dritan Mehmeti “t’i terheqe veshin” disa here.

Edhe ne konferencen e sotme per shtyp, ai e ka shprehur kete gje, kur eshte shprehur: ““Ai është djalë i talentuar dhe mendoj se edhe si karakter është shumë pozitiv, pasi është një djalë që e ndjen gjithçka që bën.

Problemi i Skukës është se është keq edukuar sportivisht para se të vinte te Partizani, vjen nga ligat inferiore. Të ngjitesh kaq shpejt në majat e futbollit shqiptar është pak e vështirë të sinkronizohesh. Ka të bëjë me mënyrën se si ai e interpreton lojën në lidhje me skuadrën.

Nuk është lojtar egoist, por është mënyra e tij, është mësuar ashtu. Jam munduar shumë të punoj në aspektin psikologjik, por edhe në aspekti taktik. Ka situata kur ai nuk e kupton se kur duhet ta mbajë topin dhe kur nuk duhet ta mbajë.

Ka vlera, por nëse do jetë edhe taktik do të rritet shumë. Skuka ka karakter të fortë dhe shpresoj ta kalojë shpejt këtë situatë”.