Partizani do të marrë pjesë në Europa League dhe më 19 qershor do të mësojë ekipin kundërshtar në turin e parë eliminator.

Tani duhet që ekipi të organizohet dhe të përgatitet për një përfaqësim sa më të mirë, me synimin për të kaluar sa më shumë ture në Europë.

Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është shprehur për “Panorama Sport” se vonesa në lidhje me përgatitjet nuk është shqetësuese, pasi ka kohë që gjithçka të rregullohet.

Për sa i përket stolit, duket se Partizani do të vazhdojë me Klevis Dalipin, i cili mbylli kampionatin në krye të të kuqve.

Tani drejtuesit duhet të punojnë për përforcimin e ekipit me lojtarë sa më cilësorë, në mënyrë që Partizani të bëjë një paraqitje dinjitoze në Europë. / Vipsport/