Përveç golave, lojës së bukur, penalltive të marra dhe shumë gjëra të tjera. Roland Luçi ka patur edhe disa “drama” jo të vogla në karrierën e tij me Vllazninë. Në një rrëfim të tij të para disa kohëve, ai i ka bërë të ditura ato dhe mbase ia vlen t’ia bëjmë të ditura edhe publikut. Janë ndodhi vërtetë interesante por edhe të dhimbshme. Ju ftojme t’i ndiqni me poshte ato per te mesuar kesisoj me shume ne lidhje me te “pathenat’ e karrieres se ketij sulmuesi te njohur te Vllaznise dhe te kampionatit shqiptar.
Njekohesisht edhe te kombetares tone.
Viti 1978:
Dolëm kampion më 1978 dhe në foton e ekipit mungojnë 3-4 vetë; unë, Fatmir Lelaj, Cuf Cena apo Leç Shkreli dhe pati fat Seit Çanga. A e dini pse? Sepse nuk kishim uniforma të mjaftueshme, na mungonin bluzat. Seiti veshi një me ngjyrë të ngjashme, palosi mëngët që të mos“ diktohej” dhe disi doli fotografia…
Mars 1983:
Përjashtohem përgjithnjë nga futbolli (23 vjeç) se guxova të kundërshtoj shefin politik të sportit shqiptar të kohës. Më “falën” mbas një viti por karriera e kombëtares ishte mbyllur ndërkohë. Për turpin e tyre nuk më lejuan as të jem në foton festive të ekipit kampion të Shqipërisë atë vit, Vllazninë tonë dhe timen për të cilën kisha shënuar mjaft gola atë vit.
Korrik 1986:
Dënimi i radhës, goditja tepër e rëndë; perjashtim pergjithmone nga futbolli. Më dërguan me punë mesues ne Pult, Dukagjin. Përsëri më “falën” mbas 6 muajsh.
Qershor 1987:
Finale e Kupës së Republikës (dhe fitore e saj), dëmtoj rëndë gjurin dhe këtu merr fund përfundimisht karriera pa marrë dot pjesë as në ceremonitë festive të fitores.
Ironia e fatit: Pikërisht ky i dënuar shembullor është bërë Mjeshtër Sporti dhe më eshte organizuar (si rrallë kujt) një ceremoni zyrtare e lënies së sportit në stadiumin e mbushur me mijëra spektatorë. Hajde kuptoje po të duash!
Nga çastet pozitive nuk harrohet fitorja fantastike 5-1 në finalen e Kupës së Republikës ndaj Besës (1981) në atë stadium që shpërthente nga entuziazmi të cilën e kam në sy edhe sot. Për trillet e politikës, nuk mund të luanim në Kupën e Kupave; ishim akoma të denuar mbas fitores së kupës dhe mosluajtjen ndaj sovjetikëve të Dinamos së Moskës më 1979.
Përgatiti: Gjergj KOLA