Sot në stadiumin “Loro Boriçi’, si rradhë herë këto vitet e fundit ka qënë I pranishëm për të shijuar takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës edhe Presidenti I Republikës z.Bamir Topi. Ai është shoqëruar nga një eskortë e madhe personash, por ndër më kryesorët ka qenë edhe numri një I FSHF-së.
z.Armando Duka. Mirëpo prania e Topit dhe e Dukës ka sjellë në tribunën VIP edhe ish- presidentin e dorëhequr të Vllaznisë Valter Fushaj, por edhe ish- presidentin tjetër Agron Çela. Mirëpo ashtu siç pritej, ajo që të binte në sy, ishte fakti që drejtuesin numër një të shtetit shqiptar dhe të futbollit tonë, nuk e kanë shoqëruar asnjë prej drejtuesve të rinj të klubit të futbollit Vllaznia. Autoritetet më të larta të klubit shkodran, nuk kanë qenë fare të pranishëm në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”. Madje aty kanë munguar edhe persona të tjerë të bordit drejtues të klubit të futbollit Vllaznia. Mesa duket e gjithë mungesa e tyre ka ardhur si rrjedhojë e ardhjes së numrit një të shtetit në tribunën VIP të ‘Loro Boriçit”, dhe mos dëshira e tyre për të bërë një pritje një personaliteti të tillë. Por Presidentin Topi nuk e kishin braktisur vetëm shkodranët. Atë e kishin braktisur edhe tiranasit e tij. Ish-presidenti Refik halili ka preferuar ta ndjekë ndeshjen bashkë me tifozët, në vendin poshtë tribunës së gazetarëve. Po ashtu, asnjë drejtues tjetër i klubit Tirana nuk ka qenë i pranishëm në tribunën VIP. Fakt vërtetë i çuditshëm!