Atmosfere e shkelqyer ne kampin shkodran pas fitores ndaj Tiranes dhe tashme te gjithe jane te fokusuar tek sfida e rradhes me Skenderbeun qe do te luhet diten e premte ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Meqenese eshte ndeshja e fundit e ketij viti, drejtuesit e klubit shkodran kane marre nje tjeter inisiative shume interesante: Te gjithe leket qe do te mblidhen nga shitja e biletave te kesaj ndeshje do te shkojne per Shtepine e te Moshuarve dhe Shtepin e Femijes ne Shkoder, ne menyre qe festat e fundit te jene sa me te gezueshme edhe per to.

Nje gje e tille behet e ditur permes nje postimi ne faqen zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet:

Dhuro kuq e blu!

Ku ka më bukur se të festohet mbyllja e vitit me vllaznit kuq e blu në mitikun “Loro Borici”. Për më tepër duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

Pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia fton të gjithë tifozët kuqeblu për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte në orën 17:00 për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.

Prandaj, Eja edhe Ti! Për Vllazninë dhe për të dhuruar! Gëzojmë së bashku