Pika e tretë e rendit të ditës së Asamblesë së KF Vllaznia që mbeti pa miratuar në mbledhjen e kaluar, atë të datës 30 janar, do t’i detyrojë këshilltarët e Bashkisë Shkodër të mblidhen sërish për miratimin e saj. Kjo do të ndodhë pikërisht pasnesër.

Pra, të premten më datë 23 shkurt, menjëherë pas mbledhjes së rradhës të Këshillit Bashkiak, këshilltarët nuk duhet të lëvizin nga salla sepse mbledhja do të vazhdojë sërish, por këtë herë në rangun e anëtarëve të Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia.

Do të ketë vetëm një pikë për të miratuar, atë të buxhetit të këtij klubi për vitin 2018.

Një pikë që mbeti pa u miratuar në mbledhjen e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit të numrit të duhur të anëtarëve të Asamblesë.

Shpresohet që kjo gjë të miratohet pasnesër në mënyrë ecuria e klubit të shkojë ashtu si duhet.
© shkodrasport.com