Zllatan Ibrahimoviç është një element shumë i rëndësishëm për Milanin dhe këtë e tregoi gjatë pjesës së dytë të sezonit, kur si me “shkop magjik” ndryshoi sezonin e kuqezinjve. Mirëpo, aktualisht suedezi është pa një kontratë, teksa palët janë në bisedime.
Por, nga lajmet e fundit që vijnë përtej Adriatikut janë të sigurt se tashmë marrëveshja mes sulmuesit dhe drejtuesve të Milanit është arritur. Në fund kanë qenë kuqezinjtë ata që janë dorëzuar dhe kanë vendosur të kënaqin Ibrahimoviç duke i plotësuar kërkesën prej gjashtë milionë eurosh në sezon.
Por, falë bonuseve, 38-vjeçari mund të përfitojë deri në shtatë milionë euro. Kështu, Ibra do të mbetet te Milani edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa do të shërbej si një “edukator” për mentalitetin e të rinjve që ekipi nga Milano kërkon të ofrojë gjatë kësaj merkatoje. /VipSport/