Çelsi padyshim është “mbreti” i kësaj merkatoje. Blutë e Londrës nuk duan t’ia dinë për krizën prej pandemisë, teksa deri tani kanë zyrtarizuar blerjen e Verner dhe Zijeh. Ovjektivi i radhës është ndoshta operacioni më i goditur i verës. Kai Havertz ka arritur marrëveshjen me londinezët dhe mbeten vetëm negociatat me Bajer Leverkusen.
Gazetari i njohur italian, Fabricio Romano raporton se dy klubet kanë nisur bisedimet në rrugë zyrtare. Çelsi do të sigurojë shërbimet e talentit për 80 milionë euro dhe në harkun e pak kohëve pritet të kemi “tym të bardhë”. Po diskutohet vetëm mënyrë e pagesës, me gjermanët që e duan “cash” pa përfshirë bonuse. Mesfushorit të talentuar do i akordohet kontratë për pesë vitet e ardhshme.
Ndërkohë, nga ana tjetër thuajse i pamundur duket afrimi i Jan Oblak nga Atletiko Madrid. Klubi madrilen e vlerëson në maksimum 27-vjeçarin dhe nuk pranon kurrsesi largimin e gardianit.
Ky refuzim e çon Çelsin të kthehet në një pistë të shkelur më parë, Andre Onana. Portieri i Ajaksit është pranë largimit dhe Çelsi është gati të ndërhyjë për ta sjellë në “Stamford Bridge”. /vipsport/