Janë luajtur ndeshjet e rradhës për kampionatet kombëtare të volejbollit për të rinj dhe të reja. Volejbollistet e reja të Vllaznisë, kampione në fuqi të vendit, ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, e kanë zhvilluar në Lezhë ndaj Besëlidhjes vendase. Në fund të takimit, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ata nuk e kanë patur aspak të vështirë të triumfojnë në këtë takim duke i fituar të tre setet në shifrat 25-11, 25-7 dhe 25-13.

Pas tre javësh kampionat, skuadra e drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli ndodhet në vendin e parë në grupin A me pikë të plota, 9 dhe padyshim që është sërish pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.

Sa i takon ekipit të të rinjve, ai ka luajtur këtë javë në Shkodër përballë Ilirisë së Fushë-Krujës me të cilën ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Kuqeblutë e trajnerit Kraja i kanë mbyllur tre setet në shifrat 25-19, 25-16 dhe 25-14.

© shkodrasport.com