Akademia është tejet e rëndëishme për Barcelonën. Katalanasit kanë prodhuar shumë talente nga akademia e La Masias, teksa i kushtojnë një rëndësi të veçantë zhvillimit të futbollistëve. Në drejtim të akademisë tashmë emëruar ish-portieri i Barcelonës, Viktor Valdes.
Por, gjërat për spanjollin nuk po shkojnë sipas parashikimeve, teksa disfata 0-3 në ndeshjen e UEFA Youth League përballë Interit ka shkaktuar reagimin e mbikëqyrësit të skuadrave të moshave. Behet fjalë për një tjetër ish-futbollist katalanas, Patrik Klaivert.
Ish-sulmuesi ka vënë nën akuzë Valdes për skemën 4-4-2 që përdor me të rinjtë teksa sipas holandezit edhe të rinjtë duhet t’i qëndrojnë besnikë skemës tradicionale 4-3-3 që përdoret prej kohësh si në ekipin e parë ashtu edhe tek të rinjtë.
Por, këtë ndërhyrje nuk e ka mirëpritur Valdes i cili ka ngritur tonet duke u shprehur se skemën e skuadrës e bën ai. Megjithatë, duket se Valdes dhe Barcelona do të ndahen së shpejti pasi ish-portieri nuk do të ulet në stol në ndeshjen e ardhshme, duke marrë parasysh rezultatet dhe sherrin me Klajvert./vipsport/