Observatori Europian i Futbollit (CIES) përzgjedh Marash Kumbullën si një prej të rinjve më të vlerësuar në futbollin italian.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka shkëlqyer në sezonin e kaluar dhe po shfaq një formë shumë të mirë edhe këtë edicion me Romën, ndaj vlera e tij në treg ka arritur shifra të rëndësishme, duke e bërë atë një prej lojtarëve më të vlerësuar në kontinent.

CIES ka përpiluar listën me emrat e futbollistëve të rinj të lindur më datën 1 janar 2000 apo më vonë dhe në këtë listë gjendet edhe emri i Marash Kumbullës, si një ndër më të vlerësuarit në Itali.

Kartoni i tij përllogaritet në 21,6 milionë euro nga CIES, i cili e rendit atë të dytin pas Dejan Kulusevskit, i cili vlerësohet 75,1 milionë euro.

Sa i përket renditjes ëpërgjithshnme në pesë kampionatet kryesore, talenti i Bajern Mynih, Alfonso Dejvis, renditet në vendin e parë, pasi kartoni i tij përllogaritet se kushton 180,4 milionë euro.

Pas tij është Xhedon Sanço me 125,6 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është Ansu Fati me 122,7 milionë euro. /vipsport/