Starton më në fund kampionati kombëtar i futbollit të femrave në vendin tonë. Ky do të jetë kampionati i katërt që zhvillohet. Pas një përgatitje të gjatë, skuadrat të shtunën do dalin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e ditës së parë. Ata do të luhen ditën e shtunë. Në fakt ende nuk janë caktuar oraret e sakta të zhvillimet të ndeshjes por nga tre ekipet e Shkodrës që marrin pjesë në këtë kampionat, dy prej tyre do t’i luajnë ndeshjet e para në Shkodër. Kështu, kampionia në fuqi e vendit, Ada e Velipojës, do të presë ekipin e Kinostudios, ndeshje kjo që do të luhet ditën e shtunë në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Ndërkohë po në qytetin tonë do të luhet dhe kryendeshja e javës së parë, ajo në mes Juban Danjës dhe Tirana AS ndërsa ekipi tjetër shkodran- The Door do luajë në Kamëz me ekipin vendas. Sigurisht ajo që dëshirojmë është një sukses për këto ekipe në mënyrë që të dy trofetë, kupa dhe kampionati, të vijnë sërish në Shkodër ashtu si vitin e kaluar kur Ada mori titullin kampion dhe Juban Danja Kupën e Shqipërisë. Ada edhe këtë vit duket pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe me merkaton që ka bërë teksa ka ofruar në rradhët e saj edhe katër futbolliste të ekipit kombëtar siç janë Ana Baro, Marsela Djegsina dhe dy kosovaret, Fitime Govori dhe Xhemile Berisha. Nga ana tjetër, ende nuk dihet se çfarë suprizash mund të ofrojë Juban Danja në momentet e fundit të mbylljes së merkatos gjithsesi ajo do jetë një nga favoritet për fitimin e trofeve edhe këtë sezon ndërkohë që The Door mund të mos ketë këto pretendime por do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë.
www.shkodrasport.com