Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, tashmë rradha u ka ardhur zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale.

Kalendari i tyre është si më poshtë:
“Juban Danja”- Tirana AS
Kinostudio- Vllaznia

Siç shikohet, ndeshjet do të zhvillohen, e para në Shkodër dhe e dyta në Tiranë.

Arsyeja është se FSHF sivjet po aplikon një skemë të re, atë të zhvillimit të ndeshjeve në fushën e skuadrës që ka qenë e renditur më poshtë në kampionat.

Padyshim që një vëmendje disi më të madhe merr ndeshja që do të luhet në Tiranë, ajo në mes Kinostudios dhe Vllaznisë.

Dy ekipet më të mira të kampionatit do të ndeshen me njëra-tjetrën. Ndonëse luan në kryeqytet, skuadra shkodrane konsiderohet favorite për kalimin edhe të kësaj ndeshje.

Nga ana tjetër, me interes është të shohim ndeshjen që do të luhet në kompleksin “Zmijani” në Shkodër të shtunën.

Atë në mes Juban Danjes dhe Tirana AS. Skuadra shkodrane që tashmë drejtohet nga trajneri Kastriot Preka, ka bërë surprizën e parë javën që shkoi duke eliminuar Apoloninë, një nga ekipet më të mira.

Padyshim që do të tentojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Tirana AS këtë javë në mënyrë që të sigurojë finalen.
© shkodrasport.com