Ditën e shtunë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në sportin e taekondos. Siç dihet, prej disa kohësh ekziston edhe në Shkodër një ekip i tillë dhe kjo falë punës shumë të mirë që ka bërë trajneri Elion Puka. Pikërisht ky ekip ka kohë që përgatitet për aktivitetin e rradhës dhe Vllazninë do ta përfaqësojnë plot 16 sportistë, të kategorisë së rritur dhe të vegjël. Kështu, ne kategorinë senior (17-35 vjeç)do marrin pjese: Ditmar Hamja -68 kg, Ditmir Vodinaj -74 kg, Florian Qallija -80 kg, Gezim Ferhati + 87 kg. Nga kategoria e junior (14-17 vjeç) do marrin pjese Dea Terbuni -55kg dhe Samuel Smajli -55 kg.
Nga kategoria e paratërinjve (10-14 vjeç) marrin pjese:Florjan Petroviç -31 kg, Sidgen Galica -45 kg, Armando Docaj -55 kg, Jordi Gercari + 65 kg dhe Sledis Haxhija +65 kg.Nga kategoria fëmijë (6-10 vjeç) marrin pjese: Daniel Reçi -25 kg, Henri Hyseni – 27 kg, Egli Balija -27 kg, Amir Brahimi – 31 kg dhe Rais Sallagaj -33 kg. Trajneri Puka duke folur në lidhje me pretendimet e këtyre sportistëve në këtë aktivitet është shprehur: “Kemi punuar shumë në mënyrë që të ngremë sa më lart nivelin e taekondosë në Shkodër.Shumica e sportistëve që do marrin pjesë në Kupën e Shqipërisë, janë të rinj me pak eksperiencë megjithatë nëse ata japin 100 % në ndeshje, nuk përjashtohet mundësia që të ngjiten edhe në podium. E rëndësishme është që po punojmë fort dhe shumë shpejt kanë për të ardhur edhe rezultatet”- ka thënë ai per gazeten www.shkodrasport.com.
Gjergj KOLA