Nderprerja e kampionateve kombetare te futbollit per shkak te ndeshjeve te kombetares tone, po shfrytezohet nga shume prej ekipeve per te zhvilluar ndeshje miqesore.

Keshtu do te veproje edhe ekipi i Murlanit, por kundershtari me te cilin ai do te ndeshet, eshte shume interesant. Behet fjale per ekipin suedez Nacka FC.

Ky i fundit merr pjese ne kategorine e trete te Suedise. Ai ndodhet per momentin ne Shqiperi ku eshte duke zhvilluar fazen pergatitore dhe si rrjedhoje ka kerkuar nje ndeshje miqesore, per te cilen drejtuesit e Murlanit jane treguar te gatshem.

Ndeshja do te luhet diten e shtune ne oren 15.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe pritet me interes nga te dy ekipet qe do te masin forcat ndaj njeri- tjetrit.

Trajneri Xhahysa dhe futbollistet e Murlanit po e presin me mjaft interes kete sfide dhe per me teper, luajtja e tij ne nje terren te mire, do t’i ndihmoje per te treguar vlerat e tyre te verteta ndaj nje kundershtari qe vjen nga Suedia./SHKODRA-SPORT.COM/