Të shtunën do të zhvillohet në Shkodër edicioni i rradhës i turneut ndërkombëtar të xhudos për fëmijë i emërtuar “Nënë Tereza”.

Ndryshe nga vitet e tjera kur ky aktivitet është zhvilluar nga “Albania Judo Kodokan”, me mbështetjen e Sporklub Vllaznia, sivjet është Bashkia Shkodër që e mbështet plotësisht këtë aktivitet.

Ai do të nisë në orën 10.30 të paradites së të shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe në të pritet të marrin pjesë mbi 200 fëmijë nga ekipe të ndryshme të vendeve të Ballkanit.

Ky turne nga viti në vit po e rrit gjeografinë e pjesmarrjes dhe natyrisht që edhe me mbështetjen e dhënë tashmë nga Bashkia, ai do të zgjerohet edhe më shumë.

Por xhudistët shkodranë nuk janë vetëm mikëpritës. Ata do të synojnë vende të para në disa kategori sepse kanë treguar edhe më përpara se janë konkurrues me të gjithë sportistët e tjerë të vendeve të Rajonit.
www.shkodrasport.com