Këtë fundjavë do të nisë edhe kampionati kombëtar i futbollit të femrave. Risia e këtij kampionati të rradhës është edhe rritja e numrit të skuadrave pjesmarrëse.

Nga 11 që kanë qenë sezonin e kaluar, në sezonin e ri do të jenë 12 skuadra të cilët do të konkurrojnë me njëra- tjetrën.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rregjistruar ekipin e Termit si më të riun në këtë kategori dhe tashmë ai do të konkurrojë bashkë me të tjerët në një kampionat ku gara për vendin e parë sërish pritet të jetë e kushtëzuar.

Pjesmarrja e Vllaznisë e bën atë automatikisht skudrën pretendente për titullin kampion. Pesë titujt e fundit të fituar rradhazi, do të jenë një nxitje për të fituar edhe të gjashtin.

Presidenti Lazer Matija ka ruajtur grupin e vajzave me të cilin mori pjesë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve ku bëri një paraqitje shumë të mirë duke fituar dy ndeshje dhe duke zënë vendin e dytë në grup.

Një gjë e tillë tregon më së miri për diferencën që kampionet në fuqi të Shqipërisë, kanë me të gjitha ekipet e tjera pjesmarrëse.

Vllaznia ka katër sezone që nuk njeh as humbje në kampionat dhe kjo ia shton edhe më shumë vlerën këtij ekipi.

Por përveç saj, në kampionatin e sivjetëm të femrave do të marrin pjesë edhe dy ekipet e tjera shkodrane, Juban Danja dhe ai i Akademisë Ajaks.

Edhe këto dy të fundit janë munduar të rregullojnë diçka në përbërjet e tyre megjithatë edhe objektivi i tyre ashtu si i Tiranës, Apolonisë dhe Kinostudios, do të jetë zënia e vendit të dytë.

Vllaznia që në pamje të parë duket e pamposhtur megjithatë duhen pritur ndeshjet e para për ta konfirmuar këtë gjë. Me poshte keni edhe kalendarin e ndeshjeve te javes se pare qe do te luhet diten e shtune: