Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur kalendarin e kampionatit të tetë kombëtar të futbollit të femrave. Kampionati i ri starton pikërisht pikërisht këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë të tij. E reja e këtij kampionati është mungesa e ekipit shkodran The Door. Ende nuk dihet arsyeja e mosmarrjes pjesë të tij, nëse ishte financiare apo mungesë elementi por tashmë ky është një fakt.

Por nga ana tjetër janë shtuar dy ekipe të reja: Pikërisht Bilisht Sporti dhe Pogradeci. Kjo ka bërë që numri i ekipeve pjesmarrëse në kampionatin e ri të shkojë në 11. Java e parë ka dhuruar këto përballje për ekipet shkodrane:
Juban Danja- AAS
Teuta- Vllaznia


Kuptohet që kampionia në fuqi e vendit, Vllaznia, është sërish pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe në kampionatin e ri nisur nga përbërja që ka dhe investimi i bërë për ndërtimin e tij.
© shkodrasport.com