Këtë fundjavë Kampionati i Volejbollit për meshkuj dhe femra do të jetë pushim, pasi do të luhen takimet e Kupës së Shqipërisë. Në sallën “Feti Borova” në Tirana do të luhen gjysëmfinalet dhe finalet.
Ditën e premte do luhen gjysëmfinalet e Femrave ndërsa ditën e shtunë do të luhet ajo e meshkujve. Tek keto te fundit padyshim qe vemendja me e madhe do te jete e perqendruar tek supersfida Vllaznia- Erzeni, dy ekipeve me te mira aktualisht te ketij sezoni.
Natyrisht qe objektivi i ekipit shkodran te drejtuar nga trajneri Ermal Kraja eshte fitorja e ketij takimi por edhe e finales, per te rregjistruar kesisoj fitoren e trofeut te Kupes se Shqiperise, ashtu siç do te tentoje edhe fitoren e titullit kampion te ketij sezoni.
Kalendari
Gjysmëfinale – Femra, e premte, 1 mars
Mirdita – Tirana, ora 16:00
Barleti Volley – Partizani, ora 18:30
Gjysmëfinale – Meshkuj, e shtunë, 2 mars
Partizani – Tirana, ora 16:00
Erzeni – Vllaznia, ora 18:30
Finalet, e diel 3 mars
Finale Femra, ora 16:00
Finale Meshkuj, ora 18:30