Pak dite me pare ne rolin e analistit ne nje emision sportiv Nevil Dede do te ndalej tek Vllaznia pikerisht pas fitores ne Korçe ndaj Skenderbeut duke e vleresuar startin e saj te kampionatit.
Pa e ditur ndoshta qe te shtunen e ardhshme do te ishte kundershtar ne “Loro Boriçi”, Dede e konsideronte mekat mungesen e tifozeve ne klasiken e futbollit shqiptar.
Por nderkohe qe prej dites se djeshme ai eshte emeruar trajner i bardhebluve dhe debutimin e tij ne pankinen e Tiranes do ta kete pikerisht ndaj Vllaznise. Ja çfare thoshte per kete skuader kater dite me pare Nevil Dede:
“Janë 6 pikë mëse të merituara nga Vllaznia në këto dy javë kampionat. Sot, ndoshta mund të kishte shënuar edhe më tepër gola, megjithë respektin për atë që u mundua të jepte Skënderbeu.
Vllaznia është më solide se dy kundërshtarët që ka kaluar, Apolonia dhe Skënderbeu. Ajo ka shumë lojtarë në organikë, ka dyfishim pozicionesh. Pastaj sesa e vërtetë do të jetë kjo skuadër në vazhdimin e kampionatit, mbetet për t’u parë.
Skuadra, tifozët e saj duhet ta shijojnë këtë moment që janë në vend të parë. Më vjen keq që ata nuk mund të jenë në stadium për ta ndarë me skuadrën këtë moment të mirë pas shumë kohësh.
E bukura është se në javën e tretë, Vllaznia do të presë Tiranën në fushën e saj dhe do të ishte një përballje shumë e bukur sepse është klasikja e futbollit shqiptar”./SHKODRA-SPORT.COM/