Mauricio Pochettino është zgjedhja e preferuar e Ed Woodward mbi Zinedine Zidane për të zëvendësuar trajnerin Jose Mourinho në Manchester United.

Ekzekutivi i “Djajve të Kuq” përballet me një vendim të madh mbi punën e trajnerit, me portugezin që mbikëqyr fillimin më të keq të klubit në kampionat pas 29 vjetësh.

Spekulimet janë të shumta se çdo gjë tjetër përveç një fitoreje kundër Newcastle të shtunën do të çojë në shkarkimin e Mourinho-s. Sipas “The Independent”, trajneri i Tottenham, Poch është njeriu që Woodward dëshiron të drejtojë United për ta ngjitur aty ku klubi meriton.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zidane, i cili telefonoi Mourinho-n për ta siguruar atë se ai nuk ishte në bisedime me United, është favoriti për këtë punë.

Legjenda franceze është një agjent i lirë pas largimit nga “Santiago Bernabeu” në maj vetëm disa ditë, pasi i drejtoi “Galaktikët” drejt suksesit të tretë radhazi në Champions League.

Por pavarësisht nga disponueshmëria e tij, Woodward supozohet se është duke u përkulur drejt një sulmi për argjentinasin Pochettino.

Ai beson se rrethanat në Madrid ishin krejtësisht të ndryshme nga “Old Trafford”, me fituesin e Kupës së Botës 1998 që tashmë kishte një skuadër me yje të sprovuar ndërsa zëvendësoi Rafa Benitezi-n në janar 2016.

Një numër lojtarësh të United dhe ndoshta dy yjet e tyre më të mëdhenj Paul Pogba dhe Alexis Sanchez, janë në formë të tmerrshme.

Çdo veprim për Pochettino do të luftohet ashpër nga Spurs, pasi klubi i Londrës i dha atij një rritje pagash dhe një kontratë të re në verë. /EDS/