Fatmir Prengaj foli pas ndeshjes që Tirana barazoi 0 me 0 përballë Dinamos në Vlorë. Sulmuesi goditi dy herë traversën, ndërsa ishte pafat për të gjetur golin.

“Deri diku i kënaqur me lojën që bëmë, pafat deri diku. Duhet të vazhdojmë kështu, të jemi me këmbë në tokë rezultati do vijë.

Po ta shikojmë, kam qenë pafat sot, dy traversa, i kërkoj falje ekipit. Trajneri ka bërë gjithë lojën për ne të krahut, e kemi bërë shumë mirë, gjithë javës e punuar, dolëm mirë dhe ekipi priste të shënoja po kështu është futbolli me pak fat, shpresoj të shënoj sa më shpejt të lirohem.

Strategjia e lojës normalisht çdo “winger” duhet të kthehet dhe të sulmojë. Nuk jam i lodhur, e ndjej veten shumë mirë, që mund të kthehem dhe sulmoj. Do jem më i ftohtë para portës”, u shpreh Prengaj për RTSH.