Opinion nga Erjon PICOKA

Vajushi, Sukaj, Shtubina, Nallbani apo edhe ndonjë tjetër, janë të gatshëm të kthehen tek Vllaznia. Lojtarët në fjalë e kanë shprehur shumë herë që presin përgjigje nga drejtuesit se çfarë do bëhet me këta lojtarë, por siç duket drejtuesit nuk lexojnë, nuk shohin, as nuk dëgjojnë fare. Kjo është për të ardhur keq se si trajtohen sportistët në Shkodër nga Bashkia , me rastin e fundit edhe të Erkand Qerimajt. Gjithmonë jemi të vonuar në merkato. Tek klubi i futbollit Vllaznia mungon prej vitesh një organizim serjoz për të shpallur një Vllazni kampione. Lojtarët nuk kan munguar në Shkodër vitet e fundit mbase në emra i kemi pasur më të mirë sesa ato skuadra që u shpallën kampion si Dinamo, Skënderbeu apo ndonjë ekip tjeter. Por siç e thashë, mungesa e organizimit dhe seriozitetit, kanë bërë që Vllaznia të mos ecë përpara. Blihen lojtarë teë lloj- llojit sikur jemi për të bërë “sevap” dhe jo për të sjellë në Shkodër të paktën ato lojtarë që u rriten tek ky klub siç është rasti i Erjon Vucajt që asnjëherë nuk u vlersua ashtu siç duhet megjithëse është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit për rolin që ka. Unë personalisht nuk besoj që vitin e ardhshëm do ketë ndryshime edhe pse shpresoj që po. Por duke parë që këto drejtuesa nuk i përkushtohen sportit, mendoj se do përsëritet e njëjta histori si vitet e kaluara. E për këtë sinqerisht që më vjen keq.