Te Vllaznia kanë lënë tashmë pas ndeshjen me Kukësin dhe janë duke u përqenduar maksimalisht tek sfida e rradhës, ajo që do të luajnë ditën e shtunë në Rrogozhinë ndaj Erzenit.

Mesfushori Ardit Krymi ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe do të jetë i detyruar të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit.

Padyshim që një mungesë e tillë do të ndikojë jo pak te skuadra shkodrane. Megjithatë, trajneri Osmani do të jetë i detyruar të mendoje një zgjidhje tjetër për zëvendësimin e tij.

Ndërsa siç dihet, për këtë përballje do të kthehet mbrojtësi Marko Juriç, por me shumë gjasa klubi do të paguajë edhe gjobën që i gatshëm të jetë edhe mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, i cili ka shlyer gjysmën e dënimit. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, nëse do të bëhet apo jo nga drejtuesit e klubit.