Tek Vllaznia nuk ka vetem frike e panik. Fakti qe kane rezultuar pozitiv me covid-19 Gurishta, Imami dhe zevendestrajneri Plori, nuk do te thote se ka frike per rritjen e numrit te te prekurve nga ky virus.
Shembulli me i mire eshte rikthimi ne stervitje pas disa ditesh mungese, i mbrojtesi Dajan Shehi. Qe prej javes se kaluar ai kishte munguar sepse kishte shfaqur disa simptona te prekjes me kete virus.
Megjithate, duket se ka qene i prekur dhe per rrjedhoje, ka qendruar pak dite prane familjes dhe eshte bashkuar serish me ekipin ne stervitje.
Ky eshte nje rast qe tregon qe situata tek Vllaznia nuk eshte problematike. Drejtuesit shpresojne qe edhe te prekurit, ta kalojne sa me shpejt ate duke shpresuar ne rikthimin ne gjendjen normale per te pritur pastaj nisjen e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/