Vllaznia arriti një barazim në shifrat 0-0 mes polemikash në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë kundër Partizanit. Kjo pasi shkodranët arritën të shënonin në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Aralicës.

Gol që u anullua në mënyrë të pakuptimtë nga ana e gjyqtarit Ferati. Gjë që solli edhe irritimin e gjithëve në kampin shkodran. Por ndeshjet pasojnë shpejt njëra-tjetrën dhe kuqeblutë do kenë një përballje po aq të fortë këtë javë në kampionat.

Kjo pasi shkodranët në javën e 27-të të Superligës do presin në “Loro Boriçi”, Kastriotin. Një takim po aq i vështirë sa ai kundër Partizanit, pasi krutanët po gëzojnë një formë shumë pozitive në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Vllaznia nga ana e saj do reagimin në kampionat pad humbjeve rradhazi kundër Tiranës dhe Egnatias. Objektivi për të arritur Europën nga kampionati nuk është i parealizueshëm. Kjo pasi Kukësi i vendit të tretë është vetëm janë vetëm 4 pikë larg, në një kohë kur kanë mbetur për tu luajtur edhe 10 javë në këtë edicion.

Përqendrimi i Vllaznisë duhet të kalojë menjëherë në fushën e gjelbërt për ndeshjen e rradhës kundër Kastriotit. Por patjetër pa u lënë në harresë edhe reklamimi i padrejtësive që i bëhet skuadrës javë pas jave nga arbitra “kamikazë” që po ndikojnë shumë në ecurinë e sezonit të kuqebluve.

Endri ÇINARI