Federata Shqiptare e Futbollit po mundohet ta promovoje, por ndoshta me teper sesa duhet. E kemi fjalen per arbitren Emanuela Rrusta qe edhe dje ne ndeshjen Erzeni- Vllaznia (e cila perfundoi ne barazim 2-2) u duk qarte se e kishte te veshtire ta menaxhonte.
Menyra si vepronte ne fushe, terheqja perpara vendimeve qe duhej te merrte (rasti i kartonit te dyte te verdhe per Sadikin), mosnderhyrja tek 11-metershi i Balajt apo dhe ne vendime te tjera, treguan qarte se ajo nuk eshte ne gjendje te arbitroje ashtu si duhet ndeshjet e meshkujve.
Te Vllaznia “nuk e kane shume me qejf” si arbitre pikerisht per shkak te vendimeve te dyshimta qe shpeshhere ka dhene ndaj tyre. Edhe dje, me anullimin e golit te fitores ne minuten e 95-te te shenuar nga Bruno Gomes, la shume per te deshiruar se pamjet qe i ofroi VAR-i ishin jo shume te qarta megjithate ajo vendosi ta mbyllte ndeshjen ne barazim.
Ndoshta eshte koinçidence, por edhe sezonin e kaluar dhe serish ne sfiden Vllaznia- Erzeni, ajo u be protagoniste me nje 11-metersh te dhene ne minuten e 98-te per shijakasit te cilet shenuan dhe e barazuan ndeshjen ne 2-2 brenda ne “Loro Boriçi”.
Per shkodranet ka patur edhe disa raste te tjera qe kane mbetur te pakenaqur nga kjo arbitre dhe ajo çka eshte e pashpjegueshme ka te beje me faktin se Rrusta me shume mundesi numrin me te madh te ndeshjeve te arbitruara ne Superligen e meshkujve, do t’i kete patur ndaj Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/