Emocionet e boksit profesionist do te rikthehen serish ne Shqiperi. Pas tre javesh e gjysem, ne Tirane do te zhvillohet nje tjeter eveniment i rendesishem i ketij sporti, teksa ne ring do te ngjiten boksieret me te mire te Shqiperise.
Ne mes tyre jane edhe tre shkodranet, Nelson Hysa, Arjon Kajoshi dhe Senad Drini. Aktiviteti do te zhvillohet me 18 nentor ne ora 17:00 ne Parkun Olimpik ne Tirane dhe perpos tyre ne ring do te jene edhe Mikel Çullhaj, Alban Barmeta, Denis Nurja, Klajdi Tema dhe Xhuzepe Jaka.
Organizatore i ketij aktiviteti te rendesishem eshte promotori i boksierit shkodran Nelson Hysa, pikerisht Brigen Seitaj qe edhe njehere tjeter tregon se ka projekte shume ambicioze me boksin profesionist ne vendin tone.
Me 18 nentor do te jete ndeshja e 12-te ne boksin profesionist per Nelson Hysen teksa do te tentoje edhe fitoren e 12-te, nderkohe qe pritet te mesohet edhe emri i kundershtarit me te cilin do te ndeshet. Ai mban vendin e 68-te aktualisht ne Bote dhe padyshim qe do te kerkoje te ngjitet edhe me lart.
Per Arjon Kajoshin do te jete ndeshja e 10-te dhe do te kerkoje te njejtin numer fitoresh, per t’u ngjitur me lart sesa vendi i 297-te ku ndodhet aktualisht ne ranglisten boterore. Ndersa per Senad Drinin do te jete ndeshja e trete dhe do te tentoje edhe ai te ngjitet me lart sesa vendi aktual i 459-ti ne Bote.
Gjergj KOLA