Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kritikuar Hansi Flick për komentet e tij në lidhje me caktimin e ndeshjeve, duke e bërë të pamundur për lojtarët e Barcelonës pushimin e duhur.

Hansi Flick ditë më parë lëshoi akuza të rënda për La Ligan shkaku i orarit shumë të ngjeshur.

Edhe Barcelona e mbështeti trajnerin e tyre, teksa Javier Tebas tani i është kundërpërgjigjur.

“Kjo shtëpi është gjithmonë e hapur për të shpjeguar politikën tonë të planifikimit,” tha Tebas.

“Nuk ka asnjë axhendë diskriminuese. Ne menaxhojmë një kompeticion të tërë dhe duhet të marrim parasysh interesat e të gjitha klubeve, jo vetëm të njërit. Nuk ka të bëjë me ndihmën ose dëmtimin e ndonjë ekipi të vetëm.

“Pse fajin e marrin gjithmonë ligat kombëtare?” pyeti ai. “Pse nuk ankoheni në UEFA? Nga vjen presioni i planifikimit.”

“Qëllimi ynë është ta bëjmë ligën sa më konkurruese dhe tërheqëse për të gjithë, jo vetëm për një apo dy klube”, përfundoi ai. /Telegrafi/