Tedi Cara ka shënuar dy herë në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit shënoi fillimisht në minutën e 36-të të ndeshjes që Oleksandrija po luan në transfertën e Vorskla Poltavës. Goli i dytë erdhi në shtesën e pjesës së parë, për ta mbyllur me rezultatin 0-3.

Cara e dërgoi skuadrën e tij në avantazh të trefishtë, pasi shfrytëzoi si duhet asistet në zonë.

Dy golat e shënuar brenda 10 minutave janë dhe të parët për ish-kapitenin e Partizanit në elitën ukrainase.

Në shtatë ndeshjet e mëparshme të kampionatit, 25-vjeçari ka asistuar dhe dy gola fitoreje. Pas largimit nga “demat”, po kalon një formë të shkëlqyer me Oleksandrijan që synon titullin kampion.

Goli i parë i Tedi Carës: (VIDEO)

Goli i dytë i Carës: (VIDEO)