Opinion nga BEHAR ULAJ

Në fakt, nuk jam shumë i surprizuar nga ikja e Tefik Osmanit, personalisht e kam parë larg ekipit të Vllaznisë. Edhe pse trajneri Bushati donte ta mbante, e dija se diçka do të ndodhte me këtë futbollist. Ai sajoi një largim të tijin në Tajlandë, ku një pjesë e medias “u peshkua” nga ai. Asnjëherë tifozët nuk e kanë dashur. Nuk dua t’i hyj historisë nëse ka shit apo ka lënë ndeshje, këtë nuk e vërtetoj dot unë dhe asnjë. Ai është mashtrues i kalibrit të madh, teksa gënjeu edhe trajnerin Artan Bushati dhe pak më pak presidentin e ardhshëm Agron Çela. Po të hysh të përmendesh karrierën e Osmanit dhe grumbullimin e tij në Kombëtare, do të zbulosh prapaskena dhe hile gjithnjë të këtij futbollisti. E kujtoj që me Partizanin, Tiranën, Elbasanin, Teutën, madje edhe me Bylisin e Tomorin. Kudo ka shkuar, ai ka qenë problematik. Ai vetëm në një gjë ka të drejtë, për gjobën e pakuptimë që u ndaj tij. Ai mund të gjobitej, por motivi ishte qesharak. Një lojtari të Kombëtares (edhe pse ai nuk e meriton), kur aktivizohet në të gjitha ndeshjet, nuk mund t’i vësh gjovë për performacë të dobët. Nuk ka kuptim. Duhej dënuar ndoshta trajneri që e ka mbajtur në lojë, sepse ai është mbrojtës. Ndërsa dyshimet le t’i dërgonin në Prokurori. Nuk kishte pikë të rregullores që ta dëntonte të luante me të rinjtë atë, nuk kishte thyerje Disipline apo thyerje të rregullores së brendshme dhe të jashtme. Kështu që ata drejtues të cilët i vunë gjobë ia futën kot. Këtu ka pasur të drejtë Osmani, i cili pastaj luajti pisët për t’u kthyer borxhin. Megjithatë, kjo tashmë pak rëndësi ka, por Tefik Osmanit i them vetëm një gjë, pikërisht për atë që i bëre trajnerit tënd Bushati, koha do të tregojë që ke gabuar dhe jo vetëm karshi profesorit tënd, por edhe ndaj klubit, sepse ja drejtuesit ndërrojnë, por te Vllaznia nuk do luash dot as kundër saj, jo më me të.