Leo Mesi do vazhdojë të jetë kapiten i Barcelonës, pasi është votuar nga shokët e skuadrës. Pike, Buskets dhe Roberto do jenë tre zëvendës kapitenët e tjerë.
Mesi do mbajë shiritin në krahë në miqësoren që Barcelona do zhvillojë ndaj Gimnastik de Tarragona. Kuman e ka telefonuar argjentinasin dhe e ka informuar se do luajë në miqësore.
Mesi është pak mbrapa me përgatitjet pasi e ka filluar fazën stërvitore me vonesë për shkak se dëshironte të largohej. Kjo ne fakt ka qene çeshtja e dites jo vetem te Barcelona por per gjithe futbollin boteror.
Nje lajm i tille pushtoi te gjitha mediat sepse behet fjale per nje nga me te miret e botes, megjithate ne fund ai vendosi te qendronte te Barcelona ku do te mbaje kesisoj serish edhe shiritin e kapitenit.