Kohe te veshtira por kjo nuk na pengon qe ne keto dite te mund te festojme. Sot ne familjen Ligataj do te kene arsye per te festuar sepse nje nga pjestaret e kesaj familje, pikerisht Elvisi, ka ditelindjen.

Trajneri aktual i ekipit “Juban Danja” ne futboll per femra, feston 33 vjetorin e lindjes. Ne karrieren e tij sportive, Legataj ka luajtur si portier dhe ndonese nuk ka arritur ne nivele te larta, serish eshte munduar te jape me te miren per ekipet e Ades, Veleçikut dhe ndonje tjetri ne kategorine e pare ku eshte aktivizuar.

Por nderkohe pas lenies se sportit, Ligataj ka nisur rrugen e tij te trajnimit duke punuar si trajner prane Akademise Vllaznia, prane The Door, nderkohe qe ka themeluar edhe Akademine “Atletik- Shkoder”. Per nje periudhe nderkohe ka punuar edhe si trajner portieresh tek ekipi i pare i Vllaznise.

Sakaq, ka vijuar te punoje ne stafin e ekipit kampion te futbollit te femrave- Vllaznise, ne rolin e trajnerit te portiereve ndersa prej disa muajsh eshte trajner i pare tek “Juban Danja”.

Nga ana tjeter, prej kater vitesh Ligataj eshte pjese e stafit edhe te ekipit tone kombetar te futbollit te femrave qe drejtohet nga Armir Grima.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron trajnerit Elvis Ligataj edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht, edhe nje karriere sa me te suksesshme ne te ardhmen!
www.shkodrasport.com