Pas humbjes që i ka shkaktuar Iliria, tashmë edhe ekipet e tjera “kanë marrë zemër” dhe mendojnë ta bëjnë edhe ata një gjë të tillë. Sfida e rradhës për kuqeblutë është ajo që do të luajnë javën tjetër në Peshkopi me Korabin.

Dibranët tashmë mendojnë edhe ata për t’i mundur kuqeblutë dhe për më tepër që luajnë në fushën e tyre. Ata në dy ndeshjet e fundit kanë treguar një formë të shkëlqyer duke fituar në Tiranë me Dinamon dhe këtë javë në fushën e tyre me një tjetër pretendent si Besëlidhja.

Rradha duket se është për Vllazninë dhe jo më kot portieri Kadri Birja në një prononcim për “alpenews.al” është shprehur: “Kemi një përballje të vështirë me një kundërshtar të fortë një fanellë e rëndë si ajo e Vllaznisë e cila dje u mund me rezultatin minimal 1-0 nga Iliria.

Në takimin e parë zhvilluan një ndesje pozitive dhe u ndëshkuam nga 2 episode. Unë kam besim tek skuadra dhe me ndihmen e tifozerisë do t’i befasojmë shkodranët.

Objektivi i klubit dhe drejtuesve është që të marrim maksimumin në takimet që do të kemi. Duam me patjetër 5 vendet e para. Më pas do të shikojmë pse jo edhe për ngjitjen në Superligë”.
© shkodrasport.com