Në gjysmën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e ekipit “Kosova Munchen” që merr pjesë në kategorinë e pestë të futbollit gjerman. Futbollisti shkodran Alis Baci ndërkohë gjatë pushimit në Shqipëri për festat e fundvitit mësohet të ketë patur një ofertë nga Kastrioti i Krujës.
Kjo ofertë padyshim që e ka ngacmuar sepse do të rikthehej sërish të luante në Superligën shqiptare dhe së dyti, kjo do të ndodhte për një skuadër me të cilën ka luajtur edhe një sezon më parë dhe njihte ambjentin dhe gjithçka tjetër aty.
Por në fund, Baci e ka bërë zgjedhjen e tij për vazhdimin e karrierës së tij, vendim që e ka bërë të ditur edhe për gazetën “Shkodra Sport” kur thotë: “Gjatë ditëve të fundit kam patur një ofertë nga drejtuesit e Kastriotit, por në fund kam vendosur që të vazhdojë kontratën me “Kosova Munchen”.
Arsyeja e kësaj zgjedhje ka të bëjë me presidentin e ekipit Ilir Sinani, i cili ngulmoi që unë të luajë për ekipin e tij. Një njëri ndaj të cilit jemi shumë borxhlinj sepse na i ka plotësuar të gjitha kërkesat tona dhe na qëndruar shumë afër, si mua ashtu edhe portierit Ervin Hallunaj.
Prandaj dhe do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre, për ta ndihmuar atë që të arrij objektivin e saj, ngjitjen një kategori më lart”.
© shkodrasport.com