Laçi ka marre sot nje fitore me shume vlere ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e vet. Rezultati perfundimtar i ketij takimi ka qene i ngushte, vetem 1-0, por qe ka mjaftuar per te marre trepikeshin. Dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene 18 vjeçari afrikan Nicolas Koffi Kouame.
Duhet thene se ky lojtar iu propozua ne vere drejtuesve kurbinas nga menaxheri shkodran Benardin Kulla, te cilet pranuan te firmosin me te nje kontrate afatgjate. Ne fillim lojtari nga Bregu i Fildishte nuk pati hapesira, por me ardhjen e trajnerit Moreiro eshte shnderruar ne nje titullar te padiskutueshem me kurbinasit.
Madje ne ndeshjen e sotme ndaj Skenderbeut, ka shenuar te vetmin gol te ndeshjes duke i dhene fitoren 1-0 Laçit. Nderkohe Koffi ka marre edhe vleresimin si lojtari me i mire i ndeshjes. Duke folur per “RTSH” pas ketij takimi ai eshte shprehur:
“Jam më i lumtur për fitoren, se kishin nevojë për këtë fitore për të na ndihmuar në klasifikim. Jam më shumë i lumtur për atë që kemi bërë në fushën e lojës për trajnerin dhe shokët e ekipit, për fitoren që kemi arritur.
Sekreti i Morieros? Trajneri ka vendosur lojtarë që bëjnë që ne të luajmë shumë shpejt përpara, luajmë në hapësirë, kërkojnë thellësinë për të kërkuar që të shënojmë gola”./www.shkodrasport.com/