KF Murlani nuk eshte duke bere perforcime vetem tek ekipi i femrave por edhe tek meshkujt. Ndonese 5 brazilianet e ardhur pak kohe me pare u larguan ngaqe rezultuan te pavlefshem, nga ky vend se fundi ka ardhur nje lojtar tjeter.

Behet fjale per nje sulmues. Ai tashme i ka zhvilluar seancat e para stervitore me ekipin duke u vene ne dispozicion te trajnerit Xhahysa.

Nga sa behet e ditur, pershtypjet e para per kete futbollist jane pozitive dhe ne ditet ne vazhdim mund te vije edhe firma ne kontrate me ekipin e kategorise se dyte.

Objektivi i Murlanit per gjysmen e dyte te sezonit eshte qe te jete konkurrues deri ne fund dhe per kete arsye, keto perforcime duken mese te nevojshme, madje ne ditet e ardhshme me ekipin mund te vije edhe ndonje lojtar tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/