Gëzimi i madh që shoqëroi koplikasit për ngjitjen në kategorinë e parë tashmë ka kaluar dhe ajo që mbetet më pas është shqetësimi për të ardhen.

Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe kjo gjë padyshim që ka shqetësuar trajnerin Duli.

Në një prononcim për “Shkodra Sport” ai shprehet: “Unë si trajner i kam bërë gati planet e mia për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri ku do të marrim pjesë në kategorinë e parë.

Natyrisht që nuk jemi vonë për nisjen e stërvitjes por nga ana tjetër jemi vonë në hartimin e planeve sepse duhet sqaruar pikësëpari vendi ku do t’i zhvillojmë ndeshjet.

Pastaj duhet përcaktuar edhe strategjia që do të ndjekim për ndërtimin e skuadrës, sa lekë janë në dispozicion, çfarë lojtarësh do marrim etj.

Për këto arsye, jam i shqetësuar dhe pres një takim sa më të shpejtë me drejtuesit e lartë të klubit për të vendosur piketat për kampionatin e ri.
© shkodrasport.com