Pas Erbet Hotajt dhe Ergi Borshit, tek Vllaznia B pritet që të ketë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm që do t’i bashkohet asaj. Bëhet fjalë për një emër jo të panjohur në fakt për të. Ai është mesfushori shkodran Denis Dyca. Pas problemeve që ka patur me drejtuesit e Kastriotit, 21 vjeçari vendosi të provonte fatin e tij në ekipe të tjera. Megjithatë pa arritur dot të arrijë marrëveshjen me asnjerin prej tyre per arsye nga me te ndryshmet.

Në këto kushte është rikthyer mesa duket sërish tek klubi shkodran me të cilin është nën kontratë dhe do të luajë me ekipin e dytë të tij deri në fund të këtij sezoni të paktën. Megjithatë, çdo gjë do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.
© shkodrasport.com