Vllaznia është shumë afër fundit të tabelës së klasifikimit dhe ndeshja e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit jashtë fushe do të jetë mjaft e rëndësishme për kuqeblutë.
Një fitore do t’i jepte më shumë siguri ekipit të Gjokës në tabelën e renditjes, por kjo nuk është shumë e lehtë për tu arritur përballë vlonjateve që vijnë nga një humbje në javën e shkuar.
Trajneri Gjoka e njeh mjaft mirë ambientin vlonjat dhe ka studiuar kundërshtarin. Ai ka qenë trajner i Flamurtarit, por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe skuadra është e rinovuar totalisht.
Trajneri ka kryer analizë të detajuar me lojtarët e tij dhe i ka shpjeguar detyrat specifike të gjithsecilit.
Por, gjendja e Sukajt mban pezull formacionin e kuqebluve. Skuadra do të kryejë sot seancën e fundit stërvitore dhe më pas të niset drejt Vlorës për t’u grumbulluar një ditë para ndeshjes.
Shkodranët do të vazhdojnë të kenë në dispozicion të tyre premion prej 10 mijë eurosh të vendosur nga biznesmeni Tom Doshi në rast fitoreje.
Optimizmi në ekip pas asaj fitoreje me Laçin një javë më parë është i madh dhe të gjithë besojnë në një rezultat pozitiv. /EDS/