Tek Vllaznia vazhdon të jetë një kaos i vërtetë. Ende askush nuk e di se kur do të nisë puna për sezonin e ri. Lojtarët janë në pritje të një komunikimi nga ana e klubit por duhet thënë se ai vazhdon të jetë pa administrator.
Rrjedhimisht edhe pa trajner. Një nga kandidaturat e përfolura për këtë të fundit, pikërisht Edi Martini, është shprehur në media se askush nuk e ka kontaktuar për një çështje të tillë.
Se çfarë do të ndodhë, këtë askush nuk mund ta thotë. Në pamje të parë të krijohet ideja se ka kohë deri në fillim të kampionatit por në fakt nuk është kështu.
Puna duhet nisur sa më parë. Të paktën në krijimin e strukturave të klubit dhe skuadrës dhe hedhjen e piketave për lojtarët që do mbesin në skuadër, për fazën përgatitore dhe gjëra të tjera shumë të nevojshme për të ardhmen e kësaj skuadre e cila e ka detyrim ringjitjen në Superligë në fund të sezonit.
www.shkodrasport.com