Që prej së premtes të kaluar, Renato Malota i është rikthyer normalisht stërvitjes me ekipin e Vllaznisë.
Ai është duke punuar jashtëzakonisht shumë gjatë këtyre ditëve për të kapur ritmin e humbur të dy javëve që qëndroi pa stërvitje për shkak të problemeve të tij personale.
Nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska por edhe pjestarëve të tjerë të stafit, po bëhet maksimumi që lojtari të kapë sa më shpejt gjendjen optimale.
Megjithatë burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se ende nuk mund të thuhet me saktësi që Malota nuk do të luajë në këtë ndeshje.
Janë edhe katër seanca të tjera për t’u zhvilluar dhe deri të shtunën do të vendoset çdo gjë.
Trajneri Gjoka ndërkohë po merr masat edhe për të menduar nisjen e ndeshjes pa këtë futbollist.
Pra, ai ka gati edhe planin “B” megjithëse dëshira dhe ideja është që ai ta nisë si titullar këtë takim.
© shkodrasport.com