Ka mberritur tek Vllaznia ne fillim te muajit gusht dhe ende nuk ka luajtur ne kampionat, por eshte aktivizuar vetem ne nje ndeshje kupe. Mesfushori moldav Maxim Cojocaru nderkohe ka marre se fundi ftesen nga kombetarja U21 e vendit te tij per dy ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian qe ajo do te zhvilloje muajin e ardhshem ndaj Uellsit dhe Belgjikes.

Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubit shkodran i cili ka marre kerkesen nga Federata moldave per ta lene te lire kete lojtar per nje periudhe dhjete ditore dhe kuptohet qe ata kane dhene ok-in, madje i kane uruar edhe suksese futbollistit te tyre.

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit Vllaznia per kete futbollist:

“Tek Vllaznia pret momentin e tij megjithate mesfushori Maxim Cojocaru muajin e ardhshem do te jete i angazhuar ne dy ndeshjet zyrtare te kombetares U21 te Moldavise.

Ka qene Federata e Futbollit e ketij vendi, ajo qe pak dite me pare ka kerkuar nga KF Vllaznia te jape miratimin e tij per lejimin e ketij futbollisti qe te angazhohet me kete kombetare ne periudhen nga data 6-16 tetor per ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian qe kjo kombetare do te zhvilloje ne keto data ndaj Uellsit dhe Belgjikes.

Padyshim qe KF Vllaznia ka dhene miratimin e tij per kete pjesmarrje te lojtarit tone ne keto ndeshje dhe i uron atij suksese me kombetaren e vendit te tij”.