Deshtimi ndaj Teutes. largimi i Lekndreajt dhe pretendimet ne rritje te ekipit shkodran, kane detyruar Vllaznine te rifutet ne merkato. Per kete arsye, mesohet se me te ne stervitje eshte bashkuar edhe nje tjeter basketbollist.

Mesohet se kemi te bejme me nje basketbollist i cili ka luajtgur se fundi ne ligen e basketbollit kanadez. Ai ka nisur stervitjen dhe ndonese nuk thuhet nese ka firmosur ende apo jo, mesohet se lojtari pritet te jete i gatshem per ndeshjet e Vllaznise ne kampionat dhe ne Ligen Ballkanike.

Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te shoqates se basketbollit Vllaznia ne lidhje me kete basketbollist:

“Babb Harrison, nga Liga e Basketbollit Kanadez, sapo i është bashkuar skuadrës tonë në stërvitje. Ai pritet të jetë një forcë e shtuar për ekipin e Vllaznisë në ndeshjet e kampionatit dhe Ballkan Ligës. Ëndrra vazhdon….”