Gjatë viteve të fundit teknologjia po merr një rol gjithmonë e më të madh në industrinë e futbollit. Thuajse të gjitha klubet elitare në Europë regjistrojnë të dhëna mbi rendimentin e lojtarëve në stërvitje fale jelekëve të pajisur me çipe speciale që masin rrahjet e zemrës dhe distancën e përshkruar të secilit lojtar.
Ekipi i parë që vjen me këtë risi në Shqipëri është Kukësi. Te pakten keshtu pretendojne drejtuesit e ketij klubi. Me anë të një postimi në “Facebook” klubi ka njoftuar mbi përdorimin e këtyre pajisjeve që janë diçka e zakonshme nëpër kampionatet e zhvilluara në Europë dhe më gjerë.
Ne fakt, kukesianet nuk jane te paret qe e perdorin nje teknologji te tille. Tek Vllaznia eshte aplikuar kater vite me pare. Dhe kuptohet qe argumenti per t’u bindur per kete eshte shume i lehte.
Tek ekipi shkodrane ne ate periudhe e solli trajneri italian i pergatitjes atletike Daniele Nervi, i cili po e aplikon tashme edhe tek Kukesi pas nisjes se punes me stafin e kesaj skuadre.