Klubi i Çelsit rrezikon bllokimin e merkatos. Sipas gazetës britanike “The Guardian”, londinezët janë kthyer në objektivin e FIFA-s që i akuzon për thyerje të rregullave të transferimit të minorenëve. Informacionet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një listë me 25 lojtarë, për të cilët klubi rrezikon seriozisht bllokimin e merkatos, siç ka ndodhur më parë më klubet e mëdha spanjolle. Komisoni Disiplinor i FIFA-s aktualisht po heton të gjitha rastet në fjalë.
Me sa duket është i prirur për të dhënë të njëjtën masë ndëshkimore si ndaj Barcelonës dhe Atletiko Madrid, të cilat u ndëshkuan me bllokimin e transferimeve për dy dritare të merkatos, ndërsa Reali u ndëshkua me një të tillë pasi apeloi vendimin në CAS. Klubi i Çelsit insiston se nuk ka thyer asnjë rregull por çështja është nën hetim dhe pritet të mësohet më shumë për të në ditët në vijim. /vipsport/