Një tjetër dëmtim ka prekur skuadrën e Juventusit dhe këtë herë ai që ka ngritur “flamurin e bardhë” është sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuan.
Një kontrast në mesin e fushës me Sirigu në minutën e 4-t, në derbin ndaj Torinos, ka detyruar sulmuesin bardhezi të lërë fushën e lojës. Higuain ka luajtur edhe 10 minuta të tjera, por çalonte dhe e kishet të vështirë të vraponte e kontrollonte topin.
Për pasojë, trajneri Max Allegri vendosi ta zëvendësojë sulmuesin (hyri Bernardeschi), që doli nga fusha duke fërkuar kaviljen e majtë, ku kishte dhimbje (rezultati ishte 0-0).
Nuk dihet nëse dëmtimi është i rëndë apo thjesht një goditje e fortë në kavilje, por kjo situatë mund të ndërlikojë së tepërmi situatën për bardhezinjtë në këtë moment delikat të sezonit./telesport/