Nuk është hera e parë e me siguri nuk do të jetë as e fundit, Duglas Kosta ka sërish probleme muskulore. Sulmuesi që u përfshi për disa minuta në sfidën e djeshme të Juventusit, mesa duket ka ndjerë shqetësime e në testimet e sotme është faktuar një dëmtim muskulor i gradës së dytë.
Në këtë formë, braziliani duhet të qëndrojë pushim dhe më pas gjendja e tij mund të vlerësohet vetëm pas 15 ditësh. Kjo do të thotë se ka probabilitet të lartë se Kosta humbet ndeshjen e kthimit me Lionin më datë shtatë gusht.
Një takim aspak i lehtë për bardhezinjtë që janë mposhtur në Francë me rezultatin 1-0 dhe duhet të përmbysin për të prekur çerekfinalen, pasi në rast eliminimi zhgënjimi në radhët e drejtuesve do të ishte i lartë teksa do rrezikohej edhe posti i trajnerit Mauricio Sarri. /VipSport/