Është e thënë që ky sezon të jetë me shumë të papritura për Partizanin. Si të mos mjaftonte gjendja sportive dhe pikët e grumbulluara në tabelën e klasifikimit, “Demat” duhet të përballen edhe në CAS për çështjen Çinari, me FIFA-n që iu ka bllokuar për 1 vit merkaton në hyrje të kuqve.
Transferimi I Eraldo Çinarit në verën e 2018 nga Vllaznia te Alavesh dhe derdhia e shumës në një llogari false, bllokimi nga shkodranët dhe shitja te Partizani, duket se kanë penalizuar klubin e kuq, që në rrjedhë llogjike nuk ka asnjë faj, pasi ka paguar kartonin sipas udhëzimeve të FSHF-së.
Klubi ka “kopsitur” dosjen, duke e dërguar atë në CAS, me shpresën se gushti do jetë muaji kur Partizani do marrë një përgjigje për hapjen ose jo të merkatos. Vetë klubi do të mbrohet në këtë proces nga zyra juridike që ka në dispozicion, ndërsa Eraldo Çinari ka zgjedhur një avokat francez.
Kujtojmë se veç bllokimit të merkatos për dy sesione, të kuqtë janë gjobit me 80 mijë euro, ndërsa Çinari me katër muaj pezullim nga aktiviteti./newsport/